Bebe Rexha po i lutet publikut të ndalojë diskutimin e shtimit të peshës prej 13 kilogramësh, për të cilin ajo zbuloi se ishte shkaktuar nga sindroma e vezores policistike (PCOS) muajin e kaluar.
Ndërsa shërohet nga lëndimi në fytyrë që pësoi nga goditja me një celular gjatë performancës në New York të dielën, ylli 33-vjeçar i muzikë pop, u tha 2.1 milionë ndjekësve të saj në Twitter se ishte e lodhur duke dëgjuar kritika për pamjen e saj.
“E di që jam shëndoshur. Unë jam shumë e mërzitur nga njerëzit që flasin për të”, shkroi ajo, shkruan DailyMail.
Në një postim tjetër, interpretuesja e hitit “I’m a Mess” shtoi: “Qeniet njerëzore kalojnë nëpër luhatje të peshës, është jeta dhe ju nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit. Medikamente, sëmundje etj…”.
Postimet e saj nxitën përgjigje të shumta mbështetëse pasi fansat i kujtuan asaj se ajo është ‘mbretëresha e të dukurit bukur dhe seksi’.
“Absolutisht qesharake që njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë. Je e mrekullueshme dhe kaq e kompletuar. Le të jenë xhelozë ata që urrejnë”, ka kujtuar Rexha në një tjetër status në Twitter.
Në fillim të këtij muaji, Rexha publikoi një ‘selfie’ të realizuar përballë pasqyrës, në të cilën ajo ngriti xhupin e zi për të zbuluar stomakun e saj.
“Po, jam në epokën time të shëndoshjes dhe çfarë?”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Në maj, ajo zbuloi se vuante nga një çekuilibër hormonal gjatë një paraqitjeje në “The Jennifer Hudson Show”.
“Dëgjo, ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo do të ndodhë”, i tha ajo prezantueses së emisionit. “Isha shumë më e hollë dhe fitova pak peshë – kjo vjen me territorin. Nuk jam e inatosur për këtë sepse është e vërtetë, por kur sheh komente të tilla, të bën pak të shqetësohesh”.
Tri herë e nominuara për çmimin ‘Grammy’ vazhdoi duke thënë: “Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tij, kështu që është disi e vështirë. Por më duket sikur jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”.
“Dëgjo… Më pëlqen të ha, në rregull? Më pëlqen të ha”, shtoi Bebe Rexha, ndërsa prezantuesja Hudson, 41 vjeçe, i tha: “Nuk ka asgjë të keqe me këtë!”
Këngëtarja e hitit “Me, Myself and I” ndau edhe detaje tjera rreth shëndetit të saj teksa ishte në emisionin televiziv.
“Unë shkova te mjeku vitin e kaluar – dhe shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë për të – por më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike”, zbuloi ajo.
Rexha vazhdoi: “Është një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë dhe janë të trasha. Unë fjalë për fjalë shtova 13 kilogramë aq shpejt, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi vetëm pozitivë dhe thjesht t’u tregojmë njerëzve dashuri”.
PCOS është një çekuilibër hormonal që prek një në 10 gra që janë në moshë riprodhimi.
Mund të shkaktojë perioda të parregullta, infertilitet, qime të tepërta në trup, akne dhe shtim në peshë.
“Është e vështirë. Unë kam qenë padyshim në luftë me peshën time dhe kam luftuar me ushqimin gjithmonë”, vuri në dukje Bebe.
Ajo gjithashtu foli së fundmi për peshën e saj në emisionin ‘SiriusXM’ të Gayle King, duke thënë: “Unë padyshim që po luftoj me peshën time dhe po luftoj me mënyrën se si dukem, dhe ka qenë e vështirë për mua”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rosie Huntington-Whiteley rikthehet në pistë pas 10 vitesh, shkëlqen në Javën e Modës në Paris
Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët
I nominuar në ‘Oscars 2025’, rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeciri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën
"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
I nominuar në 'Oscars 2025', rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeqiri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?