Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale gjatë këtij viti.

Megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar për fansat disa fotografi të reja, duke dhënë kështu indikacione se shumë shpejt mund të pritet diçka e re nga ajo.


Ndërkohë, Rexha duket se po ndjehet e lumtur dhe më se e plotësuar edhe në jetën private.

beberexha 279376783 970641593608263 3468707339901016636 n

Kjo pasi 32-vjeçarja publikoi të premten një sërë fotografish të realizuara në bregdet, ku shihej mjaft e lumtur dhe në formë të mirë fizike.

Në imazhin e parë, ajo madje mund të shihet me dorën e kapur nga i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje prej dy vitesh.

beberexha 279416923 5360788290638534 6430858689760203688 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë në një tjetër fotografi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” nuk hezitoi të shfaqte linjat e trupit, në një kostum veror me material rrjete ngjyrë kafe.

beberexha 279353073 167791332336435 2156743676654676658 n

Bebe Rexha përndryshe bën tash e një vit prej se kur ka publikuar albumin e saj më të fundit, “Better Mistakes”, i cili u prit mirë nga publiku, gjersa ende nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor që nga fillimi i vitit 2022. /Telegrafi/

beberexha 279311986 416800069790672 1953654064105828019 n