Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive që nga fillimi i vitit 2022.

Ajo nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, gjersa edhe paraqitjet në rrjetet sociale i ka pasur të pakta.


Megjithatë, së fundmi Rexha paralajmëroi fansat se ka qëndruar në studio për muaj të tërë duke incizuar këngë për albumin e saj të radhës.

beb1 Foto: Bebe Rexha/TikTok

Ajo njëherësh ka shijuar edhe pak pushime me të dashurin e saj, kineastin Keyan Safyari.

E njohur për promovimin e pozitivitetit të trupit, Rexha në një video të fundit të publikuar në rrjetin social TikTok, shfaqi sërish me krenari trupin e saj.

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe të hapur te pjesa e dekoltesë, gjersa bënte lëvizje provokuese para kamerës.

32-vjeçarja ka treguar gjithmonë me krenari trupin e saj, ani pse shpesh është tallur në rrjete sociale me komente të ndryshme rreth peshës së saj. /Telegrafi/

beberexha 279785856 709458336863331 5157339804771421101 n

beberexha 279755512 700664901168429 9160935740195630260 n

beberexha 279901026 1172795403539132 525434167351366258 n