Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen në Shqipëri!
Ajo do ta vizitojë vendin e saj për të mbështetur të prekurit nga dy tërmetet e fundit që goditën Shqipërinë, duke shkaktuar viktima të mëdha në njerëz dhe dëme të shumta materiale.
Këto ditë artistja madje ka hapur edhe një fond online, ku secili mund të dhurojë për të kontribuuar për të prekurit nga tërmetet.

Bëhet me dije se deri më tani janë grumbulluar rreth 10 mijë dollarë, gjersa caku për të arritur është gjithsej 50 mijë.
30-vjeçarja konfirmoi ardhjen e saj në Shqipëri përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku me ç’rast edhe bën thirrje që këto ditë më shumë se kurrë t’i bashkohemi solidarizimit me Shqipërinë.
“Hej çkemi, unë jam Bebe dhe jam këtu në turneun e Jonas Brother, dhe mora lajmin e tmerrshëm se ka pasur një tërmet në Shqipëri dhe ju të gjithë e dini se familja ime është shqiptare, kështu që kam vendosur të bëj një llogari të GoFundMe që do t’i ndihmojë të gjithë ata në nevojë dhe unë personalisht do të largohem nga turneu, do marr dy ditë pushim dhe do të shkoj në Shqipëri dhe personalisht do t’u jap njerëzve ushqim, ujë, të ju ndihmoj në ndërtimin e shtëpive të reja. Të sigurohem se çdo monedhë do të shkojë në vendin e duhur. Çdo dollar do të ndihmonte. Edhe nëse ju vetëm do ta ndani linkën e llogarisë së GoFundMe. Linku është më lart. Do ju mbaj të informuar. Faleminderit shumë për mbështetjen”, thotë përgjatë videos këngëtarja me prejardhje nga Dibra.
https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/
Se do të jetë prezente në ditët në vijim për të ndihmuar vendin e saj, ajo e bëri të ditur edhe në përshkrimin e videos së ndarë me 9.9 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram
“Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do të fluturoj për në Shqipëri për t’u siguruar që paratë janë vënë në përdorim të mirë. Lidhja për fondin është në biografinë në faqen e Instagramit”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që hera e fundit kur artistja me nam botëror ishte në Shqipëri, ishte vera e vitit 2017, ku erdhi bashkë me familjen e saj për pushime në jug të Shqipërisë. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Bisedë e vonë mes Danjës, Aldos dhe Loredanës: Ola ka thënë që ti ke pëlqim për të

Redoni: Nëse do të futesha në Big Brother nuk do të hyja mes Gjestit dhe Eglit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania