Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka nisur turneun e saj "Best F*n Night Of My Life" në Azi, pas sukseseve në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Ajo ka mbërritur në Koren e Jugut, ku ka performuar për fansat e saj në kryqytetin Seoul.


Me të mbërritur në vendin e largët, Rexha ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është dukur mjaft tërheqëse.

image 3401592

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë dhe një këmsihë të bardhë sipër - i cili është një fustan tradicional i Koresë së Jugut.

34-vjeçarja është dukur mëse atraktive në këtë paraqitje, duke ngjasuar edhe në një 'Barbie' - film i cili ka qenë fenomeni i këtij viti.

image 8972791

Bebe Rexha përndryshe po përmbyll një vit mjaft të suksesshëm, pasi publikoi albumin e tretë të vetë-titulluar "Bebe", i cili rezultoi mjaft i pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/

image 9893631

bebe 1 Foto: Bebe Rexha/Instagram