Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur së fundmi një fjalim emocionues në Shkollën e Modës CONDE NAST në Londër. E ftuar speciale nga revista prestigjioze “Vogue”, Rexha ndau me studentët e shumtë rrugëtimin e saj drejt suksesit.

Interpretuesja e hitit “Meant To Be” ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj në këtë event të veçantë, ku dukej mjaft elegante e veshur me një sako të hirtë. Në postimin e saj, ajo shprehu mirënjohjen dhe emocionet që përjetoi gjatë takimit me studentët.


“Kalova një kohë të mrekullueshme duke folur me studentët frymëzues në Shkollën e Modës CONDE NAST në Londër dje. Ne e mbajtëm të sinqertë dhe të ashpër. Faleminderit të gjithë studentëve që dolën. Shumë ikona të modës në përgatitje. Faleminderit që më ftuat Conde Nast College London Vogue”, shkroi 34-vjeçarja në Instagram.

beberexha 1720618728 3409119438600595814 50118968

Fjalimi i Bebe Rexhës ishte një burim i madh frymëzimi për studentët, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër përvojat dhe këshillat e saj.

Ajo diskutoi për sfidat dhe arritjet e saj, duke inkurajuar të rinjtë që të ndjekin pasionet e tyre dhe të mos dorëzohen përballë vështirësive.

beberexha 1720618728 3409119438583638224 50118968

Kjo paraqitje e Bebe Rexhës është një tjetër dëshmi e angazhimit të saj për të ndarë eksperiencat dhe për të ndihmuar brezin e ri të profesionistëve të modës dhe muzikës. /Telegrafi/

beberexha 1720618727 3409119438399084846 50118968

beberexha 1720618727 3409119438399330216 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 1720618728 3409119438592234182 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 1720618728 3409119438600454712 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 1720618728 3409119438625793702 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram