Bebe Rexha duket atraktive në të zeza, në prapaskenat e shfaqjes së fundit

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë aktive me në muzikë me këngë të reja dhe pjesëmarrje të shumta nëpër evente botërore.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ta imazhe të ndryshme nga aktivitetet e saj të përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet në prapaskenën e shfaqjes së saj më të fundit, në Nashville, Tennessee.

E veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë të zezë, qëndisur me arë, këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive.
Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në Instagram, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit.
Këtë vit, ajo solli në jetë albumin e saj "Expectations", i cili është pritur shumë mirë nga publiku, veçanërisht kënga e saj hit "I'm a mess".
Pas pak javësh, ajo pritet të sjellë edhe klipin e saj më të ri "Say my name", në bashkëpunim me David Guettan dhe J-Balvin. /Telegrafi/






























































