Ceremonia e ndarjes së çmimeve 'MTV EMA 2022' zuri vend mbrëmë (e diel) në Dussedorf të Gjermanisë ku yje të shumtë të muzikës ndërkombëtare paraqiten me veshje të guximshme dhe unike.

Dhe ky vit nuk ishte ndryshe, pasi tapeti i kuq u vërshua sërish me pamje mahnitëse, duke përfshirë edhe këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila u shfaq me një kostum kadifeje me ngjyrë të kaltër.


Për paraqitjen sa të veçantë aq edhe unike të artistes u përkujdes kreatorja e famshme shqiptare, Fjolla Nila, që tashmë njihet edhe ndërkombëtarisht për kreacionet e saj.

Screenshot 2 36 Foto: Getty Images

Këngëtarja 33-vjeçare mori gjithë vëmendjen me një veshje me ngjyrë të njëjtë nga koka te këmbët me një pjesë në formë gjetheje që e rrethonte.

64502771 11424293 A look She had to hold the lower section of the panel to keep th a 418 1668389860985

Bukuroshja bionde u duk e veçantë me prerjen prej korseje, e cila ngrihej mbi kokën e saj dhe përfundonte në gjunjë.

64502767 11424293 Wacky The trouser section merged into pointed heels which added  m 417 1668389838566

Dukja e yllit të hitit “Meant to Be” u bashkua me një palë taka të koordinuara në mënyrë perfekte me kostumin.

Bebe - emri i plotë i të cilës është Bleta Rexha përveç që shkëlqeu gjatë hyrjes në ceremoni ishte gjithashtu fituese e çmimit “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe gjithashtu u ngjit në skenë për të performuar. /Telegrafi/