Bebe Rexha ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, duke u ngjitur në vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show me këngën e saj më të re "New Religion".

Artistja shqiptaro-amerikane mori trofeun nga Big Top 40 për këtë arritje, ndërsa emocionet nuk munguan. Ajo dha edhe një intervistë nga distanca, ku reagimi i saj i gëzuar u shpërnda nga organizatorët.


"Është një javë e MADHE për muzikën e re dhe Bebe Rexha ka marrë vendin e parë me ‘New Religion’", thuhet në njoftim, duke theksuar se java ka qenë shumë e fortë për publikime të reja. Ata shtuan se patën mundësinë ta telefononin këngëtaren për t’i dhënë lajmin, ndërsa reagimi i saj u cilësua si shumë emocionues.

Në garën për Top 10 pati konkurrencë të madhe edhe nga artistë të tjerë, përfshirë supergrupin BTS, si dhe këngëtaret RAYE dhe SIENNA SPIRO. Po ashtu, lista përfshiu disa hyrje të reja, nga kënga “Loving Life Again” e Ella Langley deri te “You're A Superstar” nga Take That.

Ndërkohë, New Religion është pjesë e albumit të ri të artistes, Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor. Ky sukses konsiderohet një shtysë e madhe për projektin e ri muzikor të saj, i cili tashmë po zgjon interes të madh tek fansat. /Telegrafi/