Beatrix anulon hyrjen në Big Brother VIP në momentin e fundit pas shakave ku u përfshinë ajo dhe Bora Zemani - vendimi i saj nervozon Donaldin

Mbrëmë (e enjte) në shtëpinë e Big Brother VIP kanë hyrë për vizitë disa personazhe të famshme për të darkuar me banorët e shtëpisë.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe aktori, Ermal Mamaqi, i cili u largua i pari nga ta për shkak të një përjashtimi nga “Vëllai i madh”.
Largimi i tij erdhi pasi Ermali dha informacionin nga jashtë se Bora Zemani do të ishte aktore në sezonin e ri të serialit të tij ‘Hot’, deklaratë që ngjalli edhe reagimin e Donaldit, pas kësaj ai u ftua që të hynte në “dhomën e rrëfimit”, dhe iu dha vendimi për t’u larguar më pas nga shtëpia.

Kjo ka bërë që sonte (e premte) të mungoi këngëtarja dhe ish-banorja, Beatrix Ramosaj, e cila sipas prezantuese, Arbana Osmani është mërzitur nga situata e krijuar në darkën e mbrëmshme .
Beatrix ka vendosur poashtu të mos marrë pjesë në darkën që pritet të mbahet sonte e disa prej ish-banorëve me banorët brenda shtëpisë së famshme.

Ky vendim i saj ka nervozuar Donaldin, i cili ka reaguar i acaruar duke deklaruar se i gjithë diskutimi me Ermalin ishte në formë shakaje dhe nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Përmendi Bora Zemanin, Ermal Mamaqi reagon pas përjashtimit nga vizita në shtëpinë e Big Brother VIP

Tutje, Donaldi tha se asnjëherë nuk do ta ulte Beatrix dhe nuk e kishte për qëllim ta mërziste atë, dhe se do të sqarohet kur të dalë nga shtëpia.

Ndërkohë, rikujtojmë që sonte gjithashtu pritet përzgjedhja e dy finalistëve të fundit. /Telegrafi/



























































