LAJMI I FUNDIT:

BDI: Tetova është shndërruar në deponi të madhe

BDI: Tetova është shndërruar në deponi të madhe

BDI dega në Tetovë sot ka akuzuar Komunën e Tetovës në lidhje me mirëmbajtjen e higjienës në qytet. Nga atje thonë se Tetova është shndërruar në një deponi të madhe.

“Udhëheqësit e Komunës së Tetovës kanë humbur kontaktin me realitetin. Për t’u treguar se me çka përballen qytetarët në përditshmëri, sot po vendosim disa thasë mbeturinash para komunës që t’u kujtojmë se si e katandisur qytetin. Fokusi i klanit të mafisë urbane që udhëheq me Komunën e Tetovës është te tenderët milionësh dhe ndërtesat, e jo tek qytetarët.


Udhëheqësit e Komunës së Tetovës kanë humbur kontaktin me realitetin. Për t’u treguar se me çka përballen qytetarët në përditshmëri, sot po vendosim disa thasë mbeturinash para komunës që t’u kujtojmë se si e katandisur qytetin”, theksoi Liridon Disha këshilltarë nga radhët e BDI-së në Komunën e Tetovës.

Fokusi i klanit të mafisë urbane që udhëheq me Komunën e Tetovës, shtojnë nga atje, është te tenderët milionësh dhe ndërtesat, e jo tek qytetarët./Telegrafi/