LAJMI I FUNDIT:

BDI: Partitë politike të mos bëjnë kompromis dhe të qëndrojnë larg hetimeve të “Onkologjisë”.

BDI: Partitë politike të mos bëjnë kompromis dhe të qëndrojnë larg hetimeve të “Onkologjisë”.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sot që partitë politike të mos bëjnë kompromis dhe të qëndrojnë larg hetimeve për rastin “Onkologjia”, si dhe t’i mbështesin pa rezerva, pasi Ministria e Brendshme dhe Prokuroria hapën hetim paraprak për abuzim me ilaçe për pacientët me kancer, në Klinikën e Onkologjisë, pra vjedhje e terapive dhe rishitjen e tyre në tregun e zi.

“Kërkojmë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të mos keqpërdoret për qëllime politike në kohën kur shteti po përballet me një sfidë tjetër të rëndësishme”, tha BDI.


Partia në pushtet shkruan në njoftim se po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet rreth dyshimeve për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë dhe kërkon nga institucionet kompetente hetim të menjëhershëm dhe të plotë të rastit.

“Ne mbështesim plotësisht aksionin e kryer pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria dhe u bëjmë thirrje institucioneve që të bëjnë hetime të tilla edhe në klinika dhe institucione të tjera. Gjithashtu apelojmë që të mos linçohet i gjithë personeli mjekësor që është në detyrë dhe shpëton jetë çdo ditë”, thuhet në komunikatën e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori