“Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje paqësore mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi ose krijoi bazat për ndërtimin dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni si popull shtet-formues. Ajo që është edhe më e rëndësishme se kjo është një marrëveshje me garanci ndërkombëtare. Pra, realizimi i saj, respektimi i saj monitorohet drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë shumë të afërt dhe aktive nga ana e SHBA-ve, Unionit Evropian dhe NATO-s dhe MO-ja është realisht pjesë e kushtetutës së RM, për të mos thënë është vetë kushtetuta”, citon Alsat-M fjalët e Ermira Mehmeti - Devaja nga BDI.

“Tani me siguri mund të them se është koha për një marrëveshje post-zgjedhore mes partive politike shqiptare, se pakti që duhet me vu në tavolinë hisen dhe programin për realizimin e kërkesave edhe atyre politike që janë vetëm në ëndërr dhe në platformë e partive politike, por asnjëherë nuk kanë hy në mandatin katërvjeçar të një qeverie ashtu që një apel i zotit Krasniqi është në zemrën dhe mendjen e çdo shqiptari”, tha kreu i DR-së, Imer Selmani.


Ndërkohë PDSH-ja nuk deshi të komentojë deklaratën e Krasniqit, edhe përkundër faktit se ky subjekt politik Marrëveshjen e Ohrit e quan si të vdekur dhe ka kohë që në opinion po promovon Marrëveshjen e saj të re politike, e cila parasheh barabarësi më të madhe mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sidomos në pjesën e ndarjes së buxhetit shtetëror. /Telegrafi/