LAJMI I FUNDIT:

BBC: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve bashkë me irakenët dhe iranianët

BBC: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve bashkë me irakenët dhe iranianët

Shqipëria është një ndër tre vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në Mbretërinë e Bashkuar.  Sipas një raporti më të fundit të publikuar nga mediat britanike, Shqipëri, Iraku dhe Irani janë dhe vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve.

Katër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 pritën gjashtë muaj ose më shumë që çështjet e tyre të trajtohen, krahasuar me tre nga katër gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018. Ndërsa në vitin 2014, vetëm një në pesë kërkues për azil priste kaq gjatë, njofton abcnews.al.


Azilkërkuesit nuk mund të punojnë ndërkohë që kërkesat e tyre po përpunohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej më shumë se 5 paund dhe akomodim, shpesh në bujtina ose banesa të përbashkëta, raporton BBC.

Pasi një aplikant ka pritur për një vit, ata mund të kërkojnë të drejtën për të punuar, por punët për të cilat mund të aplikojnë janë të kufizuara. Sipas informacioneve të mëparshme, kërkesat për azil të bëra midis Marsit dhe Dhjetorit 2014 kishin më shumë se 80% shans për t’u shqyrtuar dhe vendosur brenda gjashtë muajve. Ndërsa në fund të vitit 2019, kjo mundësi ra në 20%.

Drejtuesi i Migracionit në Universitetin e Oksfordit, Peter Walsh tha që viti 2019 ishte me 45,000  kërkesa të të paraqitur për azil,  më shumë se në çdo vit që nga 2003.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori