LAJMI I FUNDIT:

BBC: Njihuni me kosovaren që e pushtoi Everestin

BBC: Njihuni me kosovaren që e pushtoi Everestin

E lindur në vendin e shkatërruar nga lufta, alpinistja Arineta Mula ka qenë duke thyer barriera përmes pushtimit të majave më të larta në botë.

“Një tokë e mbyllur, sovraniteti i së cilës njihet vetëm nga 116 prej 195 shteteve të botës, Kosova shpeshherë konsiderohet si shteti më i ri në Evropë. E ka shpallur pavarësinë nga Serbia me 17 shkurt të vitit 2008 pas dekadave me konflikte etnike në Ballkan, të cilat kishin rrjedhë pas shpërbërjes së BRSS-së në vitin 1991.


Arineta Mula, më e vogla në familjen e saj, ka lindur në vitin 1988, në një botë me turbulenca, ku shqiptarët e Kosovës dhe serbët shpeshherë ishin në konflikte vdekjeprurëse mes vete. Ajo është rritur në epokën e Luftërave të Jugosllavisë, të cilat shpeshherë konsiderohet si konfliktet më vdekjeprurëse në Evropë qysh prej Luftës së Dytë Botërore”, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht rrethanave jashtëzakonisht sfiduese, Mula është rritur për t’i pushtuar disa prej majave më të larta të botës, duke përfshirë edhe Everestin në vitin 2017.

Arineta Mula e kishte zbuluar hiking-un pasi kishte ardhur të jetonte nga Peja në Prishtinë për të studiuar shkenca politike.

“Asnjëherë nuk e kisha bërë më parë, por një shok kishte sugjeruar të shkonim për hiking, dhe isha pajtuar. Menjëherë më ka tërhequr. Prej asaj here, çdo vikend kam qenë diku në malet e Kosovës”, ka rrëfyer Mula.

Ngjitja në Everest

Kur Kosova kishte filluar ta zgjedhte ekipin e parë për të shkuar në Everest, Mula kishte lobuar për shansin që t’i bashkohej grupit të alpinistëve që përbëhej vetëm nga meshkujt. Pavarësisht paragjykimeve dhe rezistencës nga alpinistët, ajo kishte insistuar se e meriton një vend në atë ekip.

“Në Everest, femrat trajtohen ndryshe. Atje vendasit (sherpët) më injoronin mua, por i dëgjonin meshkujt që më shoqëronin. Nuk mendoj se këtë e bënin qëllimshëm, por ka shumë më pak femra që bëjnë alpinizëm sesa meshkuj”, ka treguar Mula.

Por, Mula e kishte parë se paragjykimet kishin vazhduar edhe pasi ishte rikthyer në Kosovë.

“Njerëzit bënin komente si ‘Epo bravo, por ke pasur fat që të ka ndihmuar një mashkull’. Kam pasur vështirësi. Çdo njeri ka. Por kur e kam arritur majën me 22 maj të vitit 2017, si pjesë e ekipit të parë nga Kosova që e kanë bërë këtë, e kam bërë me përpjekjet e mia”.

Pas Everestit, Mula kishte qenë edhe më e vendosur për t’u treguar se femrat që bëjnë hiking nuk duhet të trajtohen më ndryshe se meshkujt.

Kështu, në gusht të vitit 2017, ajo kishte organizuar ngjitjen e Eiger-it përmes urës Mittellegi në alpet zvicerane. Guida mashkull ishte tronditur që ekipi i saj e kishte përfunduar ngjitjen për vetëm dy ditë dhe i kishte thënë asaj se ka lindur për alpinizëm.

Po atë vit, ajo ishte ngjitur edhe në Ama Dablam të Nepalit, ku lartësia mbidetare është 6,812 metra dhe ekipi i saj përbëhej vetëm me femra.

Ngjitjen e cila normalisht merr katër javë për ta përfunduar, ajo e kishte bërë për vetëm tetë ditë.

Më pas, sukseset e Arinetës vetëm ishin shtuar, ku kishte filluar të shërbente si guidë për Balkan Nature Adventure.

Mbështetja nga dy shtetet – Kosova e Shqipëria

Qeveria e Kosovës është krenare me Arineta Mulën dhe shpeshherë ia sponsorizon ngjitjet; ndërkaq Shqipëria e ka furnizuar atë me një pasaportë e cila e mundëson atë të udhëtojë në shtetet që nuk e njohin Kosovën.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Lifestyle
Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori