BBC: Ndotja e lartë e ajrit po rrit shkallën e vdekjeve nga coronavirusi
Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga COVID-19, sipas BBC, që citon për këtë dy studime
Dr. Maria Neira, e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), tha se shtetet me nivele të larta ndotjeje, kryesisht në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, duhet t`i forcojnë përgatitjet e tyre. Personat me probleme të lidhura me ndotjen në vendet ku nivelet e saj janë të larta, janë prekur shumë rëndë nga coronavirusi.
Profesionistët e mjekësisë mendojnë sidoqoftë se është ende herët për të provuar se ka një lidhje direkte.
“Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar në të dhënat tona për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone, në mënyrë që ata të mund të përgatisin planin e tyre të përgjigjes epidemike në përputhje me rrethanat,” tha Neira.
Një studim amerikan tregon se niveli i vdekjeve nga COVID-19 është rritur me rreth 15% në zona që kanë pasur qoftë edhe një rritje të vogël të niveleve të ndotjes nga grimcat e imëta në vitet para pandemisë.
“Modelet në shkallët e vdekjes nga COVID-19 në përgjithësi imitojnë modelet në zonat me dendësi të lartë popullsie por edhe ato të ekspozuara ndaj grimcave PM2.5,” thuhet në raportin e Universitetit të Harvardit.
Këto grimca, janë lidhur më përpara me një sërë problemesh shëndetësore përfshirë infeksionet e frymëmarrjes dhe kancerin e mushkërive.
Studimi i Harvardit nuk është shqyrtuar ende nga hulumtuesit, por drejtoresha e Universitetit Ludwig Maximilian të Mynihut, Annette Peters i tha BBC-së se përfundimet e këtij raporti janë në një linjë dhe vërtetojnë edhe dyshimet e tyre “ashpërsia e infeksionit mund të shtohet nga ndotja e ajrit”. /BBC
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert