LAJMI I FUNDIT:

BBC: Ja simbolet sekrete që përdorin politikanët botërorë (Foto)

BBC: Ja simbolet sekrete që përdorin politikanët botërorë (Foto)

Veprat e artit pas liderëve botërorë bartin shpesh mesazhe të fuqishme simbolike që janë të lehta për t’u deshifruar, shpjegon Kelly Grovier.

Harrojini fjalët që ata thonë. Nëse doni të kuptoni më shumë rreth një lideri, shikoni pikturat që janë të varura mbrapa tyre në konferencat për shtyp apo takimet e samiteve, ose kur ata ndalojnë gjasme rastësisht në një pjesë të caktuar të korridorit për t’ju përgjigjur pyetjes së një reporteri. Vështrimi i heshtur i një portreti të pikturuar pozicionuar pas David Cameron apo Vladimir Putin nuk është dhe aq spontan sa ju mendoni, por i orkestruar mirë. Shpesh këto mesazhe delikate janë më të mjaftueshme për t’u deshifruar.

Kujtoni pak foton në fillim të këtij viti të presidentit francez Francois Hollande në Muzeun e Luvrit në Paris, ku ai ndodhej përpara dy portreteve të mjeshtrit holandez Rembrandt.


Mandatory Credit: Photo by Nieboer/PPE/SIPA/REX/Shutterstock (5612508d) King Willem-Alexander, Francois Hollande and Queen Maxima in front of two Rembrandt paintings at the Louvre Museum Francois Hollande receives Dutch Royals, Elysee Palace, Paris, France - 10 Mar 2016

Hollande u transformua në një kampion të kulturës publike përsa i përket artit nga të pasurit.

Ashtu siç nuk ishte aspak e rastësishme edhe foto e kancelares gjermane Angela Merkel në janar të vitit 2016 që u fotografua pranë një pikture të vogël të dy vajzave të veshura me fustane të shndritshme me lule. Piktura e krijuar në vitin 1943 nga 8-vjeçari Nelly Toll në një geto hebreje në Poloni, ishte ekspozuar si pjesë e ekspozitës më të madhe të artit të Holokaustit jashtë Izraelit.

Mandatory Credit: Photo by Action Press/REX/Shutterstock (5567631d) Angela Merkel and Nelly Toll 'Art from the Holocaust' exhibition at the German Historical Museum, Berlin, Germany - 25 Jan 2016

Dhe kjo fotografi, e bëri imazhin e Merkel të fliste më shumë për një botë paqësore se sa mund të ofronte një fjalim i një lideri tjetër.

Miqtë e rinj më të mirë?

Edhe pse çdo lider botëror është padyshim i vetëdijshëm për sinjalet vizuale që përcjellin, përgjegjësit që i japin formë imazhit të presidentit amerikan i kanë çuar gjërat në një tjetër nivel. Kujtojmë udhëtimin e fundit të presidentit Obama në Kubë – vizita e parë e një Presidenti Amerikan në 88 vjet. Udhëtimi i shkurtër 145 km i Obamës nga SHBA-ja në Karaibe në mars të vitit 2016, ishte hapi i tij më i guximshëm në avancimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Por ishte piktura e një artisti kuban që vodhi vëmendjen.

Një nga ngjarjet më të sikletshme në itinerarin kuban të Obamës ishte takimi me një grup disidentësh politikë, shumë prej të cilëve i frikësohen shpërbërjes së marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës dhe frikës se kjo do të legjitimojë më shumë regjimin e presidentit kuban Raul Kastro. Vëmendje e madhe iu kushtua pikturës “Miku im i ri” i artistit bashkëkohor kuban Michel Mirabal, transmeton  Tirana Observer.

REFILE - UPDATING NAMES IN CAPTION 
U.S. President Barack Obama (C) attends a meeting with Cuban dissidents Nelson Matute (L), Miriam Celaya (2nd L), Manuel Cuesta (2nd R), Miriam Leiva and others (not pictured) at the U.S. embassy in Havana, Cuba, March 22, 2016. REUTERS/Carlos Barria
Piktura, që përmbante krah më krah flamujt përfaqësues të Kubës dhe SHBA-së të ndërtuar me ngjyrë të kuqe, të bardhë, gri dhe blu, ndodhej jo rastësisht mbrapa Obamës teksa ai ishte ulur në një tavolinë të gjatë për të diskutuar për shqetësimet e kritikuesve të qeverisë kubane. Me angazhimin e Obamës për t’i dhënë fund sanksioneve kundër Kubës, vështirë se mund të gjendej një pikturë më e bukur për t’u vendosur prapa tij.

“Fol qetë dhe mbaj një shkop të fortë”

Obama është bërë një mjeshtër kur vjen puna për koreografinë e eventeve. Më 25 shkurt të viti 2016, presidenti i SHBA-së rikonfirmoi qëllimin e tij (një premtim të rëndësishëm të fushatës) për të mbyllur qendrën e paraburgimit në Gjirin Guantanamo të Kubës, një objekt që shpesh ka qenë në dyshime për sa i përket trajtimit të të dyshuarve për terrorizëm të Amerikës.

Përpjekjet e hershme nga Obama për të mbyllur qendrën janë hasur në rezistencë nga ata që thonë se ky veprim do të dërgonte një sinjal ndaj islamikëve se vullneti i Amerikës për të mposhtur terrorin xhihadist është pakësuar.

Në sfondin e akuzave të tilla, vendimi i Obamës për të mbajtur një konferencë për shtyp njoftoi vendosmërinë e tij për të mbyllur Guantanamon një herë e përgjithmonë.

Edhe Teodor Rusvelti vështirë se ishte aksidental në këto gjëra. Ai në vitin 1898 udhëhoqi një kalorësi legjendare të quajtur “Riders Rough” në fitoren kundër lordëve spanjollë në Kuba, gjë që ndihmoi në ushtrimin e kontrollit të SHBA-së në portin e Guantanamos. Duke e vendosur veten pranë portretit heroik të këtij lideri galopant, që i atribuohet shprehja: “Flit qetë e mbaj një shkop të fortë”, Obama shpresonte të reflektonte figurën e presidentit më maço që ka pasur Amerika.

U.S. President Barack Obama (C) discusses administration plans to close the Guantanamo military prison while delivering a statement at the White House in Washington February 23, 2016. Obama had pledged to close the facility at the U.S. naval base at Guantanamo Bay, Cuba, since he took office in 2009. Standing with the president, are Vice President Joe Biden (L) and Defense Secretary Ash Carter. REUTERS/Carlos Barria
Por, skuadra e Obamës nuk është e vetmja administratë amerikane që e përdor fuqinë e artit për të përcjellë mesazhe. Xhorxh Bush gjithashtu përdorte manipulimin e estetikës për të kontrolluar opinionin publik.

Në shkurt të vitit 2003, kur Shtetet e Bashkuara nisën luftën kundër Irakut, zyrtarët instaluan një perde blu nëpër një sixhade që varej në afërsi të hyrjes së Këshillit të Sigurimit, në të njëjtin vend ku zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit u filmuan nga ekipet televizive të xhirimit.

simb5

Përgjigja e këtij veprimi është një version i sixhadesë së kryeveprës antifashiste Guernica të Pablo Pikasos, pikturë që të rrënqeth me tmerret e bombardimeve ajrore në vitin 1937 të një qyteti të lashtë bask. Ky sfond u përdor edhe nga Bush për të folur për fushatën ushtarake kundër terroristëve dhe Sadam Hysenit.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Kalo në kategori