LAJMI I FUNDIT:

BB: E ardhmja e Shqipërisë kërkon një model ekonomik më të fortë dhe më të qëndrueshëm

BB: E ardhmja e Shqipërisë kërkon një model ekonomik më të fortë dhe më të qëndrueshëm
Foto: Ilustrim

Modeli ekonomik i Shqipërisë kërkon investime më të mëdha për të përmirësuar aftësitë e njerëzve, produktivitetin e firmave dhe qëndrueshmërinë dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, i publikuar sot.

Raporti nënvijëzon se Shqipëria është goditur rëndë nga tërmeti i vitit 2019 dhe nga pandemia COVID-19.

Sipas raportit, pasi të tejkalohet kriza e vazhdueshme shëndetësore, vendit do t’i duhet të përqendrohet përsëri në objektivat e tij ekonomike afatgjata, të cilat përfshijnë ndërtimin e një modeli të fortë dhe të qëndrueshëm rritjeje për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve, duke ndihmuar kështu në nxitjen e njerëzve me aftësi dhe talent për të qëndruar në Shqipëri.

“Përmes këtij raporti, ne kryejmë një analizë të re të sfidave të zhvillimit të Shqipërisë, përmbledhim progresin me zbatimin e reformave dhe ofrojmë rekomandime kyçe që mund të ndihmojnë Shqipërinë të arrijë një rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, elastike dhe gjithëpërfshirëse”, thotë Emanuel Salinas, kreu i Bankës Botërore në Shqipëri.

“Në rekomandimet tona ne fokusohemi gjithashtu në atë që duhet bërë për t’i mundësuar popullit shqiptar të ketë jetë të shëndetshme dhe produktive dhe punë më shumë e më të mira”, ka shtuar Salinas.

Raporti merr në shqyrtim katër prioritetet e zhvillimit për një ekonomi më të fortë në Shqipëri.

Ai përqendrohet fillimisht tek investimi në njerëz dhe përmirësimi i aftësive të tyre.

“Për të trajtuar hendekun e aftësive, Shqipëria duhet të zhvendosë fuqinë punëtore nga punët me kualifikim të ulët dhe të mesëm në ato me aftësi të larta. Kjo kërkon përmirësimin e procesit të të mësuarit, reformimin e sistemit universitar dhe zhvillimin më të mirë të aftësive të përshtatjes me nevojat e tregut të punës”, thuhet në raport.

Banka Botërore e sheh gjithashtu rritjen e produktivitetit të firmave dhe krijimin e mundësive më të mira të punës si shumë të rëndësishëm.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto për personat e punësuar në Shqipëri do të rritej me 40% nëse bizneset shqiptare do të kishin të njëjtin nivel produktiviteti si firmat mesatare në Ballkanit Perëndimor,” raporti shpjegon.

Sipas rekomandimeve në raport, që firmat shqiptare të jenë më produktive, duhet të përmirësohet klima e biznesit, të forcohet inovacioni dhe të thellohet integrimi i shqiptarëve në ekonominë globale.

Ndërtimi i një modeli rritjeje më të qëndrueshme është gjithashtu thelbësorë, sipas raportit.

“Më shumë se 70% e mbetjeve në Shqipëri keqmenaxhohen, ndërkohë që tërmetet dhe përmbytjet shkaktojnë dëme që kushtojnë mesatarisht 147 milionë dollarë çdo vit” thuhet në raport.

Sipas bankës, Shqipëria duhet të ndërtojë një model ekonomik të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe më rezistent ndaj fatkeqësive natyrore.

Raporti shton se vendi duhet të forcoj gjithashtu financat publike.

“Borxhi publik i Shqipërisë është shumë mbi mesataren e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për të siguruar qëndrueshmërinë e financave të vendit, normat e tatimit mbi të ardhurat personale duhet të jenë më të drejta, të ardhurat nga TVSH-ja të rriten dhe besueshmëria e politikës fiskale të përforcohet, veçanërisht nëpërmjet një angazhimi të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori