LAJMI I FUNDIT:

Baza misterioze ajrore në ishullin vullkanik, kush po ndërton bazë në ishullin e rëndësishëm strategjik të Jemenit?

Baza misterioze ajrore në ishullin vullkanik, kush po ndërton bazë në ishullin e rëndësishëm strategjik të Jemenit?

Në ishullin vullkanik në afërsi të bregut të Jemenit, që gjendet në udhëkryqin e rëndësishëm të rrugëve detare, po ndërtohet një bazë misterioze ajrore.

Edhe pse asnjë vend nuk ka pranuar se është pronare e bazës ajrore në ishullin Mayun në rripin Bab el Mandeb, disa vite më parë Emiratet e Bashkuara Arabe kishin planifikuar ndërtimin e një qendre gjigante transportuese dhe logjistike në këtë ishull 5.6 kilometra të gjatë, transmeton Telegrafi.


Zyrtarë të qeverisë së Jemenit thonë që Emiratet e Bashkuara Arabe qëndrojnë pas këtyre punimeve, edhe pse EBA qysh në vitin 2019 pati njoftuar se do të tërheq trupat e saj nga konflikti me Hutit në Jemen.

“Krijimi i një pranie relativisht të përhershme duket si një qëllim strategjik afatgjatë”, tha Jeremy Beanie nga kompania e inteligjencës Jane që prej vitesh monitoron zhvillimet në Mayun.

“Ekziston një probabilitet i lartë që ndërtimi të ketë lidhje me luftën në Jemen, por edhe me tregtinë”, ka shtuar Beanie.

E zyrtarë të EBA-së nuk kanë komentuar çështjen e ngritur nga mediat ndërkombëtare. Pista në Mayun i jepet atij që kontrollon një fuqi të madhe në këtë zonë dhe rrit mundësinë për të sulmuar Jemenin nga ajri, vend ky në të cilin prej vitesh zhvillohen luftime të përgjakshme.

Gjithashtu, “pronari” i bazës nga atje mund të marrë pjesë në operacione në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Afrikën Lindore. Imazhet satelitore të Planet Labs që i ka siguruar AP, tregojnë kamionë dhe buldozerë duke ndërtuar pistën e gjatë 1.8 kilometra në ishull dhe atë që nga 11 prilli.

Deri më 18 maj punimet kanë përfunduar, janë ndërtuar tre hangarë në jug të pistës. E pista me gjatësi të tillë mund të përdoret nga aeroplanët komercial por edhe ushtarakë. Disa vite më parë, punonjësit tentuan – por hoqën dorë në ndërtimin e pistës 3 kilometra, që do të mund të përdorej nga aeroplanët bombardues që janë me përmasa të mëdha.

Zyrtarët ushtarakë në qeverinë e Jemenit, thonë se EBA po ndërton pistën dhe se anijet nga Emiratet gjatë javëve të fundit kanë transportuar armë dhe pajisje për ushtrinë.

Tensionet e ngritura mes EBA dhe presidentit të Jemenit, Abed Rabo Mansur Hadi, është si pasojë e kërkesës për marrjen e Mayunit për shfrytëzim për 20 vite nga EBA. Megjithatë EBA pretendon se nuk ka kurrfarë mospajtimi mes tyre.

Tentimi i parë dhe njëherit i dështuar për ndërtim në ishull ka pasuar kur forcat e Emirateve morën Mayunin që kontrollohej nga Hutit gjatë vitit 2015. Një vit më pas, anijet e EBA-s transportuan pajisje në ishull dhe ndërtimi filloi por shpejt u ndal puna, kur inxhinierët e kuptuan se nuk do të mund të ndërtojnë një pistë me përmasa të parapara.

E faza e re e ndërtimit filloi në shkurt, disa javë pasi që presidenti amerikan Joe Biden, bëri të ditur se SHBA-të më nuk do të përkrahin ofensivën saudite kundër Huti.

Mayun ndryshe i njohur si Perim, gjendet 3.5 kilometra në jugperëndim të Jemenit. Përparësia strategjike e ishullit ka tërhequr vëmendjen e njerëzve qindra vite më parë, në veçanti pas hapjes së Kanalit të Suezit që lidh Mesdheun me Detin e Kuq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori