Florian Wirtz është një nga taltnetët më të mëdhenj në Bundesliga dhe po shkëlqen këtë edicion.

Mesfushori ofensivë është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, teksa ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.


20-vjeçari në 13 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë këtë edicion.

Real Madrid, Barcelona, Man City e Chelsea janë skuadrat e interesuara, por gjiganti gjerman Bayern Munich përkundër se më parë e kishte në listën e dëshirave tani ka hequr dorë.

Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund ka thënë se nuk e kanë mendjen te transferimi i Wirtz.

"Kjo nuk është çështja jonë për momentin. Ne kemi një ekip shumë të mirë. Do të shohim se cila pjesë e enigmës na mungon".

"Florian Wirtz është një lojtar shumë i mirë, por këtu kemi edhe ne lojtarë shumë të mirë", deklaroi Freund.

Wirtz vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë në Gjermani dhe vlera e tij është mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app