Më në fund është zyrtare dhe Leroy Sane është lojtari më i ri i Bayern Munich.

Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë e ka transferuar yllin gjerman pas shumë bisedimeve me Manchester Cityn.


Edhe përkundër që marrëveshja nga asnjëri klub nuk është publikuar, tanimë fotot e prezantimit kanë dalë në publik.

Sane ka arritur marrëveshje prej kohësh me Bayernin, ndërsa ka mbetur tani që dy skuadrat të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Eb8RVjlUMAAZMrZ

Besohet se transferimi i anësorit te Bayern do të bëhet për 50 milionë euro.

Tani pas publikimit të fotove nga çasti në çast pritet që edhe Bayern ta zyrtarizojë afrimin e tij dhe t’i zbulojë detajet e transferimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app