Vazhdojnë negociatat mes Bayern Munich dhe Barcelonës për transferimin e Robert Lewandowskit, por bavarezët kanë refuzuar edhe një tjetër ofertë të katalanasve.

Barcelona dështoi edhe në ofertën e dytë për Robert Lewandowskin, pasi Bayern Munich e refuzoi atë, duke kërkuar më shumë para, shkruan Sport1.


Katalanasit ofruan 32 milionë euro, plus 5 milionë tjera formë bonusi për sulmuesin polak, por bavarezët kërkojnë të paktën 40 milionë euro.  Palët duken afër, por Bayern kërkon që çmimi i plotë prej 40 milionë euro të paguhet menjëherë.

Robert Lewandowski 7

Negociatat paralele të Bayern Munich me Liverpoolin për Sadio Manen po vazhdojnë dhe kjo gjë shkon në të mirë të  Barcelonës, pasi kampionët e Gjermanisë ende nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshje me anglezët për sulmuesin senegalez.

Oferta e parë e Barcelonës ishte 30 milionë euro për reprezentuesin 33-vjeçar polak, i cili ka kontratë me Bayern Munich deri në verën e vitit 2023.

GetPaidStock.com 6289d8de61497

Lewandowski ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Bayern Munich dhe Barcelona është klubi që ai dëshiron të vazhdojë karrierën./Telegrafi/

telegrafi sport app