Bayern Munich eliminon Leverkusenin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve - aty ku përballet me Interin

Bayern Munich ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Bayer Leverkusenin me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Bavarezët triumfuan 2-0 në ndeshjen e dytë, duke eliminuar rivalin nga Bundesliga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi.
Por, 45 minutat e dytë filluan me spektakël nga Bayerni, pasi në minutën e 52-të Harry Kane kaloi skuadrën e tij në epërsi me një asistim nga Joshua Kimmich.
Fitoren e Bavarezëve e vulosi Alphonso Davies, kur u asistua prej Kane në minutën e 71-të.
Bayern Munichu do të përballet me Interin në çerekfinale që eliminoi Feyenoordin. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































