Bayern Munich arrin marrëveshje edhe me RB Leipzig, Sabitzer zyrtarizohet së shpejti nga Bavarezët

Bayern Munichu thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me RB Leipzig për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Marcel Sabitzer.
Sabitzer është në vitin e fundit të kontratës së tij me RB Leipzig, ndërsa nuk ishte i interesuar të rinovonte edhe përkundër shumë ofertave.
Situata e tij bëri që gjiganti gjerman, Bayerni të tentoj transferimin e tij duke arritur marrëveshje personale me lojtarin.
Megjithatë, RB Leipzig nuk dëshironte të hiqte dorë nga ylli i tyre pa fituar diçka nga ky transferim.
Tani, sipas gazetës BILD, Bayerni është pajtuar me RB Leipzig në lidhje me transferimin e Sabitzer për një tarifë prej 16 milionë euro.
Lojtari nuk dëshironte asnjë propozim tjetër dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bavarezëve.
Ai do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare, të vlefshme deri në qershor të 2026. /Telegrafi/




































