LAJMI I FUNDIT:

Bavaria miraton ndalimin e mbulimit të fytyrës në vende publike

Bavaria miraton ndalimin e mbulimit të fytyrës në vende publike

Qeveria e shtetit jugor gjerman të Bavarisë miratoi dje një ligj që ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike të përcaktuara qartë.

“Mbulimi i fytyrës do të ndalohet në fushat e shërbimeve civile, universitete, shkolla, kopshte për fëmijë, në fushat e sigurisë dhe rendit publik dhe në zgjedhje”, njoftoi qeveria e Bavarisë pas një mbledhjeje të kabinetit.


E ndodhur në kufi me Austrinë dhe Republikën Çeke, Bavaria ishte pika e parë hyrëse e mijëra migrantëve dhe refugjatëve në Gjermani në vitin 2015. /kp/