“Bau Holding LLC”, e cila është pronare e Bau Market, Bau Mineral dhe Bau Block, sot ka hapur pikën e re të Bau Market në qytetin e Prizrenit.
Në motin me diell dhe në prani të familjarëve, miqve, partnerëve afaristë dhe stafit, sot është përuruar kjo pikë, e cila është edhe pika e parë e Bau Market në Prizren.
Në ceremoninë e hapjes dhe prerjes së shirit, kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Prizrenit, Mytahir Haskuska, kryetarja e Odës Ekonomike Gjermane, Nora Hasani dhe pronari i kompanisë, Bajram Gashani.
Haskuka ka mirëpritur hapjen e kësaj pike dhe e ka uruar Bau Market-in për investimin modern, i cili është kryer në afat rekord. Veç tjerash, ai ka treguar se do t’i përkrahin të gjitha bizneset të cilat hapen në qytetin e Prizrenit me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës.
Edhe Nora Hasani është shprehur e lumtur që në këtë kohë të pandemisë po përcillet një mesazh pozitiv – pasi që Bau Market me hapjen e pikës së re gjithashtu po i hapë 50 vende të reja të punës, nga të cilat përfitojnë 50 familje të Prizrenit.
Hasani po ashtu ka treguar se Bau Market po kontribuon edhe në intensifikimin e bashkëpunimit gjermano-kosovar sepse marketi përmban shumë produkte të brendeve gjermane.
Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Bau Holding LLC” ka falënderuar stafin për punën e bërë.
Vlen të ceket se kjo pikë e Bau Market në Prizren ka një hapësirë prej 5,000 metrave katrorë dhe ka një investim prej 2 milionë eurove, ku edhe janë të punësuar gjithsej 50 punëtorë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia