Bastoni tregon se çfarë ka Chivu që nuk e kishte Inzaghi te Interi

Në një intervistë për Sky Sport, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka folur për ndikimin që ka pasur Cristian Chivu te zikaltërit, pasi trajneri rumun mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghit drejt Arabisë Saudite.
Bastoni është ndalur tek ndryshimet mes dy trajnerëve.
“Sa i përket metodologjisë së stërvitjes, Chivu është shumë më i ashpër, punon shumë mbi intensitetin", deklaroi Bastoni.
"Është më vertikal në lojë, kërkon që topi të shkojë menjëherë te sulmuesit”.
Mbrojtësi i kombëtares italiane shtoi edhe një koment personal për ish-kapitenin e Rumanisë.
“Na duhen edhe disa ditë për të përvetësuar plotësisht filozofinë e tij, por në aspektin njerëzor Chivu ka qenë një surprizë e madhe. Për këtë nuk ka asnjë dyshim”, vazhdoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/




















































