LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Sllatinë të Tetovës, arrestohet një person për posedim të marihuanës

Bastisje në Sllatinë të Tetovës, arrestohet një person për posedim të marihuanës
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

SPB Tetovë informon se dje është arrestuar një person nga Sllatina e Tetovës, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

“Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (08-janar) rreth orës 18:00 në Sllatinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 39-vjeçarin J.I. nga ky fshat, për shkak se gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse janë gjetur marihuanë dhe një dërrmues”.


“I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.