MPB Maqedoni njofton se dje (15.07.2025) në Manastir, oficerët e Policisë së SPB-së Manastir privuan nga liria një 17-vjeçar nga Manastiri.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u gjet dhe u konfiskua marihuanë.


"Personi u ndalua në stacionin policor të Manastirit dhe pas dokumentimit të incidentit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse", thonë nga MPB.