Turneu organizohet me pjesëmarrje të grupmoshave (U-17 dhe U-21) si dhe të ekipeve seniore meshkuj dhe femrave.
Përfaqësuesja jonë ka nderin që ta hapë këtë aktivitet me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë ndaj skuadrës spanjolle BC Virgen del Carmen prej orës 20:00.
Në këtë grupmoshë përfaqësuesja jonë do të zhvillojë pesë ndeshje më skuadrat më të forta nga Holanda, Izraeli, Nigeria si dhe një përzgjedhje e kolegjeve të SHBA të kësaj grupmoshe. /Telegrafi/

telegrafi sport app