LAJMI I FUNDIT:

Bashmir Xhemaj sjell biografinë: “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”

Bashmir Xhemaj sjell biografinë: “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”

Një libër i rrallë pritet të të jetë në duart e lexuesve kosovarë këto ditë. Bëhet fjalë për një biografi historike të mbështetur në arkiva dhe intervista për një shqiptar jo shumë të njohur nga Kosova që pas Luftës së Dytë Botërore kishte përfunduar në CIA.

Libri biografik “Një Shqiptar në CIA – dy jetetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj, botim i shtëpisë botuese “Dukagjini” flet për krypersonazhin Destan Berisha, i cili si njeri pa ndonjë shkollë kishte luftuar me grupet nacionaliste gjatë kohës së luftës 1943-45, dhe pastaj nga Greqi në Itali bëhet pjesë e CIA në një operacion sekret të amerikanëve për të rrëzuar me armë Enver Hoxhën në Shqipëri.

Ngjarjet në këtë libër janë dramatike, që shpesh marrin drejtim të panjohur dhe me shumë rreziqe për krypersonazhin Destan Berisha i cili arrin të hyjë dhe dal disa herë nga Shqipëria.

Në libër, autori përshkruan në detaje raportin e tij me shokët e grupit, si dhe eprorët shqiptarë dhe amerikanë, të cilat edhe për një moment përkeqësohen. Përshkrimi i udhëtimeve të tij plot rreziqe dhe mes dilemave për të vazhduar apo jo bashkëpunimin me CIA-në përshkruhen me një stil të veçantë të të shkruarit dhe shumë bashkëkohor.

Në libër, historia e Destanit nuk përfundon me kaq. Aty ka edhe histori dashurie me një vajzë më të vogël në moshë se ai, epilogu i të cilës pëfundon me dhimbje. E ardhmja nuk rezervon dicka të mirë për Destanin, i cili dekada më vonë, në një udhëtim të çuditshëm, arrestohet dhe burgoset në Jugosllavi. Ky rast, nga zbulesat e dokumenteve të CIA-së, rezulton një prej “ngjarjeve më të mëdha sekrete mes Jugosllavisë dhe Amerikës” të përfshirë edhe personalitete të larta politike.

Pershkrimi në detaje i këtyre prapaskenave janë një ngjarje që e bën shumë tërheqës librin dhe ta paparishikueshëm fundin e tij.

Ky libër është i pari i autorit Bashmit Xhemaj, por i vlerësuar lartë edhe nga kritika dhe studiues të fushës. Redaktorët Eqrem Basha dhe publicisti Shkelzen Maliqi e kanë vlerësuar veçanërisht s
tilin e shkrimit të librit, mënyrën e rrëfimit dhe numrin e madhë të arkivave dhe intervistave të zhvilluara për këtë libër.