Bashkimi Evropian është duke pritur propozime të Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave Serbe. Nga kryeqendra evropiane thonë se implementimin e marrëveshjes së 2013-ës, Kosova e ka detyrim ndërkombëtar. Ndërkohë, zgjidhjen për themelimin e asociacionit, Qeveria Kurti thotë se do ta ketë në Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa theksojnë se asociacion një-etnik të komunave s’do të ketë.
Mundësitë e rihapjes së kësaj teme, po i sheh të rrezikshme Partia Demokratike e Kosovës. Derisa nga shoqëria civile i japin mbështetje ekzekutivit për themelimin e Asociacionit, por vetëm mbi bazën e Kushtetutës së vendit.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano thotë se marrëveshja e vitit 2013, për asociacionin është përfunduar me mirëbesim dhe se i mbetet Kosovës të propozojë një rrugë përpara për zbatimin e saj.
“Në vitin 2013 Kosova hyri në një marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave Serbe. Kjo marrëveshje u përfundua me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Asnjëherë nuk është anuluar. Në fakt, marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua nga Kuvendi me shumicën e 2/3. Duke vepruar kështu, Kosova ndërmori një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje. Kosovës i mbetet të propozojë një rrugë përpara për të zbatuar marrëveshjen”, thotë ai përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.
Por zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu thotë se qëndrimi i ekzekutivit në këtë temë është i qartë dhe se nuk do të ketë diçka që do ta defunksionalizojë vendit.
“Ju e dini, qeveria ka një qëndrim të qartë sa i përket kësaj teme. Iu përkujtoj edhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket kësaj teme. Kryeministri Kurti ka thënë se liria e asocimit është liri që garantohet me Kushtetutë. Për këtë ka edhe Kushtetutë edhe aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të jetë në shërbim të funksionimit të vendit dhe jo në de funksionalizim të vendit. Prandaj kemi thënë që asociacion një-etnik të komunave nuk mund të ketë”, deklaron Kryeziu.
Mundësitë e rihapjes së kësaj teme në kuadër të dialogut po i sheh të rrezikshme deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.
“Kthimi i temës së asociacionit në tavolinë, konsideroj se një gjë e tillë është e rrezikshme. PDK ka qenë kundër asociacionit në kohën kur ish kryeministri Mustafa e ka nënshkruar. Krahas kësaj e kemi edhe një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese dhe konsideroj se çdo tentativë për rikthim të diskutimit të asociacionit është një kthim i lehtë i Serbisë në kuadër të sovranitetit të Kosovës dhe rrezikohet Kushtetuta dhe shteti i Kosovës”, thotë ai.
Ndërkohë, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha thotë se nuk ka asgjë të keqe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe që është në përputhje me të drejtat që ia ka dhënë edhe Pako e Ahtisarit.
“Themelimi i Asociacionit tashmë është obligim ndërkombëtar i Kosovës që patjetër duhet të zbatohet. Nuk ka asgjë të keqe që të ngritët një asociacion që është në përputhje me të drejtat që ia ka dhënë edhe Pako e Ahtisarit. Ajo në nenin katër nëse nuk gaboj i ka dhënë të drejta të mëdha asociacionit në fusha që kanë të bëjnë në drejtat e serbeve në Kosovë. Fusha që prekin identitetin e tyre në Kosovë, p.sh. arsimin, shkencën, kulturën. Në gjëra të tilla nuk ka problem që asociacioni të merr kompetenca të duhura për promovimin e interesave serbe në Kosovë. Çështja është se ky asociacion duhet të ngritur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe përputhje me kartën evropiane për vetëqeverisje lokale… Përderisa respektohet këto parime nuk ka problem që ngritët asociacioni i komunave. Por unë besoj se tani jemi në një pikë rrethore ku formimi i tij do të jetë pjesë e pakos të marrëveshjes përfundimtare të Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.
Për shkak të hapjes së temës së themelimit të asociacionit, dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar qysh nga viti i kaluar. Derisa ende nuk dihet nëse kjo temë do të jetë në agjendë në takimin e qershorit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'