LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit pastroi rrugët me acetat për shkak të ndotjes së ajrit

Bashkia e Shkupit pastroi rrugët me acetat për shkak të ndotjes së ajrit

Shërbimet e Bashkisë së Shkupit, mbrëmë filluan me larjen e rrugëve të qytetit me acetat kalciumi dhe magneziumi, si një ndër masat parandaluese për ndotjen e ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkia e Shkupit njofoti se shpejtësia e lëvizjes së makinave në rrugët që do të aplikohet kjo metodë për mbrojtje nga ndotja e ajrit, do të jetë e kufizuar deri 40 kilometra në orë, për shkak të mundësisë së rëshqitjes së makinave.


Në njoftim gjithashtu thuhet se në shtetet evropiane në të cilat aplikohet kjo metodë, rezultatet tregojnë se ndotja ulet prej 10 deri 30%./Telegrafi/