LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve

Bashkia e Shkupit edhe këtë vit do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve

Bashkia e Shkupit, sot e publikoi thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të reduktuar pasojat e ndotjes së ajrit. Risi këtë vit është mundësia që qytetarët të aplikojnë onlajn. Me këtë masë, Bashkia e Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për të pastruar oxhaqet, në vlerë prej 1.000 denarë, dhe për subvencionet mund të paraqesin kërkesë personat fizik dhe personat juridik vendbanimi ose qëndrimi i të cilëve është në territorin qytetit të Shkupit.

“Subvencionet vlejnë edhe për pastrimin e oxhaqeve nga data 01.01.2021 , ndërsa thirrja publike do të jetë e hapur deri më 30.11.2021, sipas principit “i ardhuri i parë, shërbehet i pari” , përkatësisht deri në realizimin e mjeteve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2021″.


“Qëllimi kryesor që Bashkia në vazhdimësi e realizon është zvogëlimi I ndotjes së ajrit ambiental në qytet, veçanërisht grimcat partikulare (PМ10 dhe PМ2,5).Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e objekteve që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, para së gjithash, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të drurëve të zjarrit, cilësisë joadekuate të drurëve dhe mënyrës së ruajtjes së tyre dhe përdorimit të stufave të vjetra, të amortizuara dhe teknikisht të parregullta, si dhe nga pastrimi dhe mirëmbajtja jo e rregullt e oxhaqeve”, kumtojnë nga Bashkia.

Prej aty përkujtojnë se dihet që rreziku i oxhaqeve të neglizhuara dhe të papastërta është i lartë. Jo vetëm ndotja dhe emetimi i grimcave PM 10 është i lartë, por kërcënohet edhe siguria e përdoruesve nëse nuk bëhet pastrimi i rregullt i oxhaqeve. Është e këshillueshme që të pastrohen oxhaqet 3 herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe njëherë kur të përfundojë sezoni i ngrohjes.

Bashkia e Shkupit këtë masë e ka realizuar edhe në vitin 2018 dhe 2019, 2020 kur u ndanë gjithsej 1000 subvencione.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori