LAJMI I FUNDIT:

Bashkëthemeluesi i OceanGate i pa shqetësuar pas rastit me nëndetësen Titan, dëshiron të dërgojë 1,000 njerëz për të jetuar në Venus

Bashkëthemeluesi i OceanGate i pa shqetësuar pas rastit me nëndetësen Titan, dëshiron të dërgojë 1,000 njerëz për të jetuar në Venus

Bashkëthemeluesi i kompanisë OceanGate, Guillermo Sohnlein si duket jo i shqetësuar nga ngjarja e fundit e rastit të Titan, ka bërë të ditur planet e së ardhmes për një udhëtim në hapësirë.

Shpërthimi i nëndetëses Titan në pronësi të OceanGate mori jehonë në mediet ndërkombëtare kur të pesë personat në bord humbën jetën përfshirë edhe vetë CEO-n Stockton Rush, transmeton Telegrafi.


Nëndetësja për udhëtime komerciale, ishte nisur për eksplorim për në rrënojat e Titanikut, por mendohet se ka shpërthyer brenda disa orësh pas zhytjes, duke ngritur shqetësime për qasjen e OceanGate ndaj inovacionit dhe sigurisë.

Por OceanGate nuk është projekti i vetëm i Sohnlein. Projekti i fundit dhe ndoshta më madhështor i biznesmenit është të dërgojë 1,000 njerëz për të jetuar në atmosferën e Venusit në vitin 2050.

Sohnlein nuk ka lënë ngjarjet e fundit që të zbehin ambicien e tij dhe pretendon se njerëzimi duhet të vazhdojë të shtyjë kufijtë e inovacionit.

Ai thotë se plani i tij nuk është aq i çmendur sa duket. “Unë mendoj se nuk është më i madh se kolonizimi i Marsit deri në vitin 2050”, tha ai për Insider.

Venusi është një planet i pabanueshëm, edhe vetë Sohnlein pajtohet se ky plan do të shkaktonte shumë reagime.

Planeti është më i nxehti në sistemin diellore. Atmosfera e tij është e mbushur me dioksid karboni.

Përkundër kësaj, Söhnlein nuk e kupton pse njerëzimi nuk duhet të përpiqet të jetojë në planet.

Ai tregon për kërkimet që sugjerojnë se ekziston një copëz e atmosferës Venusiane rreth 48 kilometra nga sipërfaqja ku njerëzit teorikisht mund të mbijetojnë sepse temperaturat janë më të ulëta dhe presioni është më pak intensiv.

Nëse një stacion hapësinor mund të projektohej për t’i bërë ballë acidit sulfurik në re, thotë Sohnlein, qindra deri në mijëra njerëz mund të jetonin një ditë në atmosferën venusiane.

Ai thotë se një koloni lundruese mund të mbajë 1,000 njerëz në atmosferën venusiane deri në vitin 2050, megjithëse saktësisht se si do të ndodhë kjo është më pak e qartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori