LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia Islame e Kosovës pezullon aktivitetet fetare në xhami, por jo edhe faljen e namazit

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se ka pezulluar të gjitha aktivitetet fetare në të gjitha xhamitë e vendit, siç janë ligjëratat e tribunat fetare për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas një njoftimi për media, BIK thotë se do të ketë kufizim të faljes në ambiente të mbyllura të xhamisë, jo më shumë se 50 persona.


“Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot me 12.07.2020 duke u nisur nga parimi islam se ruajtja e shëndetit dhe mbrojtja e jetës së njeriut është nga objektivat kryesore të fesë islame dhe duke vlerësuar gjendjen e rritjes enorme të të infektuarve nga virusi COVID-19 në vendin tonë ka marr disa vendime”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, institucioni më i lartë fetar islam në Kosovë, njofton se falja e xhumasë do të bëhet dy herë në xhamitë qendrore sipas nevojës dhe se ligjërata nuk duhet të jetë më e gjatë se 10 minuta.

BIK thotë se besimtarët obligohen që të mbajnë maska gjatë faljes në xhami, të përdorin sexhadet e tyre personale, të përdorin dezifenktuesit me rastin e ardhjes në xhami, të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare të falen në shtëpi, të rinjtë nën moshën 16 vjeçare të falen në shtëpi dhe të sëmurit me sëmundje kronike të falen në shtëpi.

“Ftojmë besimtarët që ti përmbahen në përpikëri të gjitha vendimeve dhe rekomandimeve të dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. Falënderojmë të gjithë besimtarët për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre në përballje me pandeminë dhe ruajtjen e shëndetit. Lusim Zotin Fuqiplotë që me mëshirën e Tij të pakufishme sa më parë të largoj këtë epidemi nga mesi jonë dhe bota mbarë të jetojë në paqe e qetësi”, përfundon njoftimi i BIK-ut.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë deri të shtunën ka arritur në 4,715 nga 27,723 teste të bëra. Ndërsa, janë shënuar 101 raste të vdekjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori