LAJMI I FUNDIT:

“Bashkëshortja është kërcënuar”- Endrik Beba flet pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”

“Bashkëshortja është kërcënuar”- Endrik Beba flet pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”

Pas largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Endrik Beba ka bërë rrëfime të rëndësishme në lidhje me situatat e tensionuara që kanë ndodhur jashtë mureve të shtëpisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Fan Club”, këngëtari ka treguar se gruaja e tij Klea dhe ndoshta edhe ish-gruaja e tij kanë përjetuar momente të vështira kërcënuese gjatë qëndrimit të tij në “BBVA”.

Endrik ka theksuar se bashkëshortja e tij ka marrë ofendime dhe kërcënime dhe nuk përjashton mundësinë që e njëjta gjë të ketë ndodhur edhe me ish-gruan e tij, me të cilën ka një fëmijë.


“Fëmija është edhe i saj. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t’i kenë ardhur, kur kam folur me Klean kam parë që ka marrë shumë kërcënime, ofendime, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur me të, më vjen mirë që e do fëmijën kaq shumë” – ka rrëfyer Beba.

Kjo situatë tërheq vëmendjen mbi ndikimin që pjesëmarrja në reality-show mund të ketë në jetën e familjarëve të konkurrentëve, duke sjellë në sipërfaqe sfida të mëdha që ata përballen si pasojë e ekspozimit mediatik.

Endrik Beba gjithashtu ka folur edhe për raportin e tij të kaluar me ish-të dashurën e tij, Sara Gjordenin, i cili duket se ka ndikuar në mënyrën se si të tjerët e kanë parë atë brenda shtëpisë së “BBVA”.
Ai shprehet se është përballur me një paragjykim, duke u kufizuar vetëm në rolin si “ish-i i Sarës”.

Këngëtari ka përcjellë mesazhin se ai ka bërë përpjekje të tregojë se ajo lidhje ishte një gjë e mbyllur.

“Jam kufizuar si ish-i i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment” – u shpreh këngëtari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Magazina
Pamje nga përplasja e Leos me Drilonin, pas nominimit kokë më kokë

Pamje nga përplasja e Leos me Drilonin, pas nominimit kokë më kokë

Magazina
Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë

Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Olta për Leon: Ai nuk është i aftë që të çojë veten kaq larg në lojë, e çuan fansat

Olta për Leon: Ai nuk është i aftë që të çojë veten kaq larg në lojë, e çuan fansat

Magazina
Kalo në kategori