Burri i Halyna Hutchins, kinematografes që u vra aksidentalisht në xhirimet e filmit “Rust”, tha që është absurde që Alec Baldwin të mos pranojë përgjegjësinë për vdekjen e saj.

“Ideja që personi që mban armën dhe e bën atë nuk është përgjegjës është absurde për mua”, shpjegoi Matthew Hutchins për bashkëprezantuesin e "Today" të NBC Neës, Hoda Kotb gjatë një interviste që transmetohet të enjten.


"Por siguria e armëve nuk ishte problemi i vetëm në atë set", shtoi Hutchins. "Kishte një numër standardesh të industrisë që nuk u praktikuan dhe kishte shumë palë përgjegjëse”.

NUP 196938 00005 Foto: Screenshot/NBC

Hutchins i referohej një interviste që Baldwin bëri me ABC News, gjatë së cilës aktori foli për atë që ndodhi në xhirimet e "Rust" më 21 tetor.

Aktori nuk mori përgjegjësinë për vdekjen e Hutchins gjatë intervistës, edhe pse ai detajoi momentin se si ndodhi shkrepja e armës.

“Dikush është përgjegjës për atë që ndodhi dhe nuk mund të them se kush është, por nuk jam unë”, tha Baldëin në atë kohë.

Alec Baldwin Getty 1 Alec Baldwin (Foto: Getty Images)

Familja ka ngritur padi dhe kërkoi dëmshpërblime për atë që ndodhi me 42-vjeçaren.

Padia ‘kërkon që të mbajnë përgjegjësinë ata që shkaktuan vdekjen e saj tragjike’. /Telegrafi/

skynews halyna hutchins alec baldwin 5554938 Halyna Hutchins (Foto: Getty Images)