LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortët që për 15 vjet, porosisin ushqimin e njëjtë në të njëjtin restorant (Foto)

Bashkëshortët që për 15 vjet, porosisin ushqimin e njëjtë në të njëjtin restorant (Foto)

Ron dhe Diana Watson nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, kanë ngrënë nga gjashtë herë në javë në të njëjtin restorant, për 15 vjet me radhë.

Që kur është hapur Roadhouse në Kansas, shumë pranë shtëpisë së tyre, ata e vizitojnë për çdo natë, përpos të shtunave, transmeton Telegrafi.

Madje, ata edhe ulen në tavolinën e njëjtë me numër 412, që ndodhet përballë derës dhe ua mundëson të shohin kush hyn dhe del, ndërsa ushqehen dhe bisedojnë.


Ron dhe Diana gjatë vizitës në restorant

Diana porositë mish të pjekur mirë, me një sallatë anash, por pa domate dhe kripë. Në anën tjetër, Ron dëshiron gjoks pule dhe papate të shtypura, si dhe një sallatë të lehtë.

Rutinën e njëjtë, bashkëshortët e realizojnë që nga viti 2004, kur edhe është hapur restoranti, ndërsa arsyeja pse nuk shkojnë të shtunave, është se Diana punon deri vonë dhe lokali është i mbushur me mysafir.

Ngrënien në restorant, ata e praktikojnë sepse Ron nuk di të gatuajë, ndërsa nuk dëshiron që Diana të lodhet edhe më shumë, pasi ta ketë kryer punën e përditshme.

“Të gjithë i duan ata, të gjithë iu flasin. Janë miqtë tanë më të mirë, ndër bashkëshortët më të respektuar që na vizitojnë” është thënë në një postim, të zyrtarëve të restorantit.

Derisa i konsiderojnë si maskota të gjalla, fotografinë e bashkëshortëve ata e kanë vënë në një pjesë të pëlqyer të restorantit, si nderim për mysafirët e përkushtuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Njihuni me prindërit më të rinj në botë dhe historitë e tyre shokuese (Foto)

Njihuni me prindërit më të rinj në botë dhe historitë e tyre shokuese (Foto)

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Kalo në kategori