Universiteti “Hasan Prishtina” dhe UNICEF, janë bashkuar që t’i gjejnë mënyrat lidhëse që të rinjtë  të kontribuojnë sa më shumë për komunitetin.  

Kjo konferencë ka bashkuar studentët e universitetit publik dhe kolegjeve private, raporton RTV Dukagjini.

“Duke pasur parasysh se vendi ynë ka nevojë  të domosdoshme për ndryshime. Me anë të kësaj konference njëditore, ne synojmë t’i hapim rrugët që të gjithë përfaqësuesit e arsimit të lartë t’i miratojnë qasje për të lidhur akademinë, shkencën, kërkimin dhe shërbimet profesionale me komunitetin, për të arritur kështu ndryshime pozitive në Kosovë për çka edhe është thirrur kjo konferencë”, tha rektori Marjan Dema.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se do t’iu ofrojnë të rinjve në mënyrë vullnetare platformën digjitale që të kontribuojnë për komunitet.

“Të rinjtë po i nënshtrohen transformimeve të digjitalizimit dhe lidhen me platforma digjitale dhe duhet t’i harmonizojmë programet e të rinjve dhe të mobilizojmë vullnetaret, të cilët janë të angazhuar në transformime pozitive”, tha Sahin.

Një prezantim për studentët sa i përket mësimdhënies dhe ndërlidhjes me punësim, e prezantoi edhe prorektorja Merita Koçinaj- Berisha.

Pyetjet e diskutimet vazhduan edhe pas përfundimit, pjesëmarrës të ndryshëm e studentë patën mundësi të shprehin komente dhe kërkesa për ndryshime të arsyeshme që do të mund të kishte në procedurat mësimore./Telegrafi/