LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi ekonomik me Pakistanin rrit zgjerimin e marrëdhënieve politike

Bashkëpunimi ekonomik me Pakistanin rrit zgjerimin e marrëdhënieve politike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar lartë takimin me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit në krye me sekretarin shtetëror Zaheer Janjua gjatë cilit u bisedua lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe politik në mes të dy vendeve.

Gërxhaliu pasi falënderoi Pakistanin për njohjen e Kosovës tha se bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve duhet të zë vend të rëndësishëm. “Ne jemi të gatshëm ta avancojmë këtë bashkëpunim me aktivitete konkrete të cilat nuk duhet të orientuara vetëm në aspektin bilateral por edhe në dimensionet tjera. Dua të besoj se së shpejti do të kemi aktivitetet konkrete”, tha kreu i OEK-ut.

Edhe Janjua tha se është koha kur bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë me i avancuar dhe se duhet që bashkërisht të jemi më tërheqës për mundësit e bashkëpunimit ekonomik edhe me vendet tjera.

Sektorët kyç janë agrobiznesi dhe produktet bujqësore, produktet e metaleve, përpunimi i drurit dhe posaçërisht tekstili dhe industria farmaceutike.

Kryetari Gërxhaliu shprehu gatishmërinë që Kosova të jetë urë në mes të Pakistanit dhe Evropës për paraqitjen e tyre në tregjet evropiane. /Telegrafi/