LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë shënon rritje, ftohen afaristët italian për investime

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë shënon rritje, ftohen afaristët italian për investime

Në biznes forumin e sotshëm të organizuar në Venecia të Italisë është bërë thirrje që bizneset italiane të investojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut ju ofron një nga paketat më të mira për investim në Evropën Juglindore dhe legjislativë që është 100 për qind e sinkronizuar me atë evropiane. Kemi ambient ideal për biznes, ndërsa pres që së shpejti të vjen dita të jemi pjesë e BE-së”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Bytyqi, përpara përfaqësuesve të Odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Bashkimit e Odave ekonomike të Italisë dhe biznesmenëve nga të dyja vendet.

Bytyqi para të pranishmeve prezantoi masat siç janë mbështetja e investimeve në sektorin e përpunimit në vlerë prej 50 për qind nga investimi i përgjithshëm, mundësi për lirim nga tatimi i të hyrave dhe tatimi në fitim në periudhën prej 10 vite, mbështetje për punësime të reja dhe të tjera.

“Mbështesim investime me paga të dinjitetshme, por ato janë më të lira për të paktën 50 për qind se ato italiane dhe kjo na bënë më konkurrent për investime të reja”, deklaroi Bytyqi.

Në forumin e biznesit fjalim mbajti edhe ministri për Diasporën, Xhemail Çupi, që kumtoi se Qeveria po përgatitet të bëj hartëzimin e plotë të diasporës.

“Sipas informacioneve, 13 për qind e popullsisë sonë është jashtë vendit, por ky është numër vetëm për një gjeneratë dhe mund të jetë më i lartë dhe për këtë arsye është e rëndësishme zbatimi i strategjisë kombëtare, sepse shumë nga mjetet financiare në vendin tonë vijnë nga diaspora”, deklaroi Çupi.

Kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore të RMV-së, Nebi Hoxha tha se bashkëpunimi i përgjithshëm ekonomik ndërmjet dy vendeve po rritet vazhdimisht nga viti në vit dhe se Italia është ndër dhjetë ekonomitë më të forta me të cilat ka tregti.

Vizita e përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe takimet u organizuan nga Asociacioni “API NORDEAST” dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë Veriore në Venecia.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori