LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim i Odës Ekonomike dhe BPRM-së për zhvillimin e edukimit financiar

Bashkëpunim i Odës Ekonomike dhe BPRM-së për zhvillimin e edukimit financiar

Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) nënshkruan memorandum për bashkëpunim në sferën e zhvillimit të edukimit financiar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi është të rritet vetëdija financiare, të përmirësohet edukimi financiar tek të rinjtë dhe të rriturit dhe kjo të arrihet me aftësi përkatëse dhe njohuri të cilat do t’i mundësojnë të sjellë vendime racionale dhe efektive gjatë menaxhimit me paratë dhe shërbimet financiare dhe produktet, kumtoi sot Oda Ekonomike e Maqedonisë.


Njëherësh, Banka Popullore i mbështet projektet për edukim financiar të Odës (përmes Qendrës për edukim në kuadër të Odës dhe Qendrës për biznes për trajnim) për zbatimin e aktiviteteve edukative, siç janë: mbajtja e ligjëratave, seminareve, punëtorive, tryezave të rrumbullakëta, konferencave, trajnimeve interne dhe ngjarjeve të tjera, organizimin e ngjarjeve promovuese edukative, publikimin e materialeve edukative, fletushkave, broshurave dhe aktiviteteve të tjera nga sfera e edukimit financiar, të cilat janë me interes të ndërsjellë për të dyja institucionet, si dhe për të gjitha subjektet të cilat janë të përfshira në projektet e theksuara, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori