LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim Maqedoni-Mali i Zi në sferën e arsimit

Bashkëpunim Maqedoni-Mali i Zi në sferën e arsimit

Ministresha e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot realizoi takim me ministren e Shkencës së Republikës së Malit të Zi, Sanja Damjanoviq, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Malit të Zi në sferën e shkencës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, Deskoska informoi se temë e posaçme në takim ka qenë nisma për formimin e Institutit ndërkombëtar për teknologji të qëndrueshme në Ballkan, me mision shkencë për paqe, projekt që u përkrah nga KB-ja, UNESKO, CERN dhe komisari për shkencë dhe inovacione në KE, Karlos Moedas.


“Qëllimet kryesore të projektit janë të promovohet bashkëpuinimi mes shkencës, teknologjisë dhe industrisë, respektivisht të bëhet platformë për edukim të njerëzve të talentuar, të rinj dhe inxhinierë në bazë të transferit të diturive dhe teknologjive nga qendrat dhe laboratoritë evropiane. Realizimi i kësaj ideje, të cilën ministrja nga Mali i Zi e prezantoi në Maqedoni, do të mundësojë punësim të shkencëtarëve dhe administrativëve nga vendet të cilat do të përfshihen në projekt”, sqaroi Deskoska.

Projekti do të financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa Qeveria e RM-së, tha ministrja Deskoska, do të përkrah idenë për formimin e këtij Instituti ndërkombëtar, prej të cilit, sipas saj, dobi do të kenë vendet që do të përfshihen, ndërsa në përgjithësi do të japë kontribut në shkencë në nivel botëror./Telegrafi/