LAJMI I FUNDIT:

Bashkë me iPhone 7, Apple prezanton dëgjueset e reja të Beats by Dre

Bashkë me iPhone 7, Apple prezanton dëgjueset e reja të Beats by Dre

Apple është duke planifikuar të prezentoj linjën e re të dëgjueseve Beats by Dre, në ngjarjen e njejtë ku do të lansohet iPhone 7 dhe produktet e tjera të reja nga kompania.

Lajmi vjen prej iGeneration të cilët kanë marrë gabimisht një email nga ekipi i Beats dhe më pas e kanë fotografuar atë.


Në këtë email thuhet se në ngjarjen e organizuar nga Apple do të prezentohen një numër produktesh të reja të Beats by Dre.

Ende nuk janë të ditura saktë specifikat e linjës së re të dëgjuesve të famshme, mirëpo është shumë e mundur që këto dëgjuese do të jenë ‘wireless’ dhe do të mund të adaptohen me konektuesin Lightning të Apple.

Në këtë mënyrë, dëgjueset do të mund të funksionojnë pa kabllo në iPhone 7 dhe 7 Plus të cilët, sipas raporteve të shumta thuhet se nuk do të përmbajnë audio konektuesin tradicional.