LAJMI I FUNDIT:

Bashar al-Assad dhe gruaja Asma dalin pozitivë për COVID-19

Bashar al-Assad dhe gruaja Asma dalin pozitivë për COVID-19

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad dhe gruaja e tij, Asma, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 pasi kanë treguar simptoma të vogla, sipas një deklarate nga zyra presidenciale.

Sipas Al Jazeera, çifti ishin mirë me shëndet dhe do të vazhdonin të punonin ndërsa ishin në izolim në shtëpi për një periudhë prej dy deri në tre javë.


Siria e shkatërruar nga lufta ka parë një rritje të mprehtë të infeksioneve me COVID-19 që nga mesi i shkurtit por opsionet e bllokimit mbeten të kufizuara për shkak të situatës së rëndë ekonomike të vendit, tha një anëtar i komitetit këshillues të coronavirusit të vendit javën e kaluar.

Qeveria e Al-Asadit filloi administrimin e vaksinave COVID-19 për punonjësit e linjës së parë shëndetësore më 1 mars.

Ndryshe, Siria ka regjistruar zyrtarisht një total prej 15,981 raste dhe 1,063 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Sidoqoftë, numrat aktual besohet të jenë shumë më të lartë për shkak të aftësisë së kufizuar të qeverisë për testime.

Qeveria vendosi një shtetrrethim mbarëkombëtar kur pandemia goditi për herë të parë vitin e kaluar, por restorantet, dyqanet dhe shkollat u rihapën pasi bllokimi u lehtësua gradualisht duke filluar nga maji.

Ndërkohë veshja e maskave kërkohet në zyrat qeveritare dhe në transportin publik të mbushur me njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori