Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendosjen e masës së përkohshme në rastin nr. KO265/25.

Me këtë rast, kryetari Basha ka autorizuar administratën e Kuvendit që vendimi t’u shpërndahet të gjithë deputetëve, në mënyrë që të sigurohet informimi i plotë dhe i barabartë i përfaqësuesve të popullit.