LAJMI I FUNDIT:

Basha përshëndet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: Hapi tjetër, anëtarësimi në NATO

Basha përshëndet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: Hapi tjetër, anëtarësimi në NATO

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, përshëndeti sot aplikimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës dhe tha se hapi i radhës duhet të jetë nisja e procedurave për futjen e vendit në NATO.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha u shpreh se pavarësia e Kosovës është “investimi” më i suksesshëm global i demokracive perëndimore.

Ai e konsideroi moment kyç të zhvillimeve në rajon dhe për kombin shqiptar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ta konsiderojmë këtë ditë si pjesë të përpjekjes kombëtare për përfshirjen e Kosovës në gjithë zinxhirin e organizatave që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar e vlerave perëndimore. E në veçanti në shtytjen përpara të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe përgatitjen e procesit e dialogut politik për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Basha gjatë fjalës së tij në parlament.

Basha tha gjithashtu se do të japë të gjithë mbështetjen e tij për këtë proces që nisi sot për Kosovën, duke vlerësuar institucionet atje për atë që kanë bërë ndër vite.

“14 vite pas shpalljes së Kosovës së pavarur, rajoni ka përjetuar një çlirimin nga makthet e luftës. Personalisht ndjej kënaqësi të dyfishtë teksa shoh një hap të menduar e të planifikuar për vite me radhë në bashkëpunim mes qeverive të Tiranës dhe Prishtinës. Progresi i Kosovës është domethënës. Kjo dekadë ka shënuar rrëshqitje të indeksit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor, por jo me Kosovën”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori