LAJMI I FUNDIT:

Basha: Negociatat në rrezik, shkak korrupsioni

Basha: Negociatat në rrezik, shkak korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike tha sot në Kuvend se i është hequr ndihma ekonomike 20 mijë familjeve, ndërsa për ta nuk ka pasur asnjë shpjegim.

“Asnjë fjalë nuk thanë përmbi 20 mijë familje shqiptare që ju është hequr ndihmë ekonomike dhe buka e gojës. Asnjë fjalë. Nuk shkojnë t’i vizitojnë, por kur kanë zgjedhje shkojnë t’i blejnë me 50 milekëshin e thesit të miellit të Habilajt, Balilajt, Tahirit”, u shpreh Basha.


Basha tha se vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike është vetëm i Edi Ramës dhe sipas tij ky është një vendim Kriminal, “pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë bazë ligjore”.

“Ndihma ekonomike është një detyrim i qeverisë. Këta kanë shpikur një sistem pikëzimi, por refuzojnë ta bëjnë publik. Nuk ka krim më të madh se sa me vetëdije t’u heqësh bukën e gojës këtyre familjeve. Vini të krekosur nga milionat e vjedhurave përmes pushtetit tuaj. Këtu nuk llogaris edhe 5 mijë të tjerë me aftësi të kufizuar, të cilët e meritojnë ndihmën ekonomike pasi nuk kanë asnjë të ardhur”, u shpreh kreu demokrat.

Më tej, Basha u shpreh se shteti i ka lekët për të paguar të gjitha familjet në nevojë. “Po këto lekë shkojnë në xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, të hajdutëve dhe bandës së hajdutëve. Këta i kanë lekët dhe këtë dje ua tha “Transparency International” kur konfirmoi përshkrimin e Komisionit Europian për një Shqipëri të kapur nga një bandë qeveritare të zhytur në korrupsion e krim”.

Ndërkohë, në fund të fjalës së tij, Basha tha se negociatat me BE janë në rrezik dhe sipas tij për shkak të korrupsionit të Edi Ramës.

“Negociatat në rrezik prej krimit e korrupsionit, bashkohuni shqiptarë, opozitën e keni gjithmonë me vete. Bashkohuni ta çlirojmë vendin nga këta 50 banditë ne jemi shumica të marrim fatin tanë në duart tona”, tha Basha. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori