Basha është optimist për rezultatin dhe fitoren


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se është optimist për rezultatin e opozitës në këto zgjedhje.
“Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona nga strukturat e Partisë Demokratike, unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitoren”, tha ai.
Basha falënderoi qytetarët që votuan dhe më pas u bëri thirrje komisionarëve dhe numëruesve që të zbatojnë ligjin në procesin e numërimit për të përmbyllur vullnetin e votuesve.
Nga
Telegrafi
25/06/2017





































